PROJEKTE TË REALIZUARA
5 Raste Reale.
Rezultate të Dokumentuara.
Secili projekt fillon me problem konkret, vazhdon me implementim të strukturuar dhe mbyllet me rezultat të verifikueshëm.
01
GJEJE.al – Platformë e-commerce
Dizajnim dhe zhvillim i plotë i platformës GJEJE.al, një dyqan online për produkte teknologjike dhe më shumë. Faqe dinamike me katalog produktesh, sistem porosish dhe panel administrimi.
02
DentivaConnection.com – Call center për turizëm dentar
Faqe web statike profesionale për Dentiva Connection, një call center i specializuar në turizëm dentar. Dizajn i pastër, i shpejtë dhe i optimizuar për konvertim.
03
Sistem Prezence Mobile & Biometrik
Implementim i sistemit të prezencës për një kompani private, me kontroll hyrje/dalje përmes aplikacionit mobile dhe pajisjeve fizike. Orare të konfiguruara, raporte automatike dhe eksport për pagat.
04
Tring TV – Konfigurim switch dhe firewall
Konfigurim i infrastrukturës së rrjetit për Tring TV, një nga platformat më të mëdha të televizionit dhe internetit në Shqipëri. Instalim i 2 switch-eve enterprise dhe 2 firewall-eve Fortinet për segmentimin e trafikut televiziv.
05
Kompletim zyre – Firmë inxhinierike civile
Furnizim dhe konfigurim i plotë i zyrës për një firmë inxhinierike civile, me stacione pune për AutoCAD, licenca Autodesk, printer teknik dhe konfigurim rrjeti. Zyra ishte gati për punë që nga dita e parë.